Thumbimi i Sevdai Radogoshit për analistët, një skeç për të përfunduar vitin në të qeshura.
I ftuari i Orës 7, Sevdai Radogoshi është vet ai i cili na flet më shumë për skeçin “Analista të mahallës”, ku kuptuam se aty u krijuan rreth 8 karaktere të ndryshme dhe skenaristi i saj është djali tij.
Kur u pyet se përse u zgjodhën analistët për këtë skeç, ai tha “analistët tash i kemi kudo, në çdo emision, në çdo televizion nga dita në mbrëmje, por mua nuk më kanë lodh se nuk i shikoj”.
Më shumë rreth kësaj interviste, kuptoni nga video më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=HiPRjiI6MEk
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.