Më 8 korrik i hapi dyert sefte për këtë vit, e kur kaloi veç një javë, Pishina e Gërmisë u mbyll për katër ditë me arsyetimin që do të kryheshin analizat e ujit, e madje edhe testimi i pompave të filtrimit.
Të shtunën e 19 korrikut ajo u rihap, por kësaj radhe nuk e priti njëjavorin.
Vendi i vetëm publik për freskim i kryeqytetit, doli jashtë funksioni këtë të enjte, kjo me urdhër të inspektoratit sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë.
Qytetarët që nuk patën haber për këtë ia mësynë këtij vendi, por u kthyen mbrapsht.
Ndërkaq, pasditen e sotme tek pishina e Gërmisë u panë dy persona që po e pastronin ujin.
Për më tepër, ndiqni kornikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=RAUMFgEb5rk
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.