Një moment i çuditshëm dhe aspak i paramenduar, ka ndodhur në Hortolandia të Brazilit.
Të paktën 245 njerëz duke sfiduar vdekjen, janë parë të jenë hedhur nga një urë e kësaj zone, shkruan Daily Mail, njofton Klan Kosova.
Ura kishte distancë nga toka pothuajse 30 metra lartësi.
Në ato momente sipas pamjeve të vendosura në youtube, burra dhe gra, të lidhur së bashku me litar kanë kërcyer njëkohësisht nga ura në përpjekje për të thyer rekordin botëror.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=WtVtawsq8HU
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.