Shahisti Hans Niemann është duke u akuzuar nga kampioni i botës Magnus Carlsen për mashtrim, megjithëse asnjë provë nuk është paraqitur.
Tani një hetim nga Chess.com thotë se ka të ngjarë që Niemann të ketë mashtruar "shumë më shpesh" sesa e ka pranuar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Por nuk është prezantuar asnjë provë se ai kishte mashtruar në lojën e tij kundër Carlsen.
Amerikani e ka pranuar se ka mashtruar në lojëra joformale kur ishte më i ri, por mohon ta bëjë këtë në lojëra konkurruese.
19-vjeçari, i cili është kontaktuar nga BBC për koment, ka akuzuar më parë Carlsen dhe Chess.com se po përpiqen t'i shkatërrojnë karrierën e tij.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.