Këngëtare kolumbiane, Shakira, në videoklipin e saj të fundit muzikor i ka të shfaqur dy djemtë e saj, Sasha dhe Milan.
Të martën, këngëtarja e "Hips Don't Lie", postoi një pjesë të shkurtër të videos së saj të re muzikore në Instagramin e saj.
Videoja fillon me Shakira duke kënduar në piano dhe dalëngadalë fillon të fokusohet në dy djemtë e saj.
Ndërsa më pas në këngës, Sasha fillon të këndojë dhe të luajë në piano, i ulur pranë nënës së tij të buzëqeshur.
“Këtë vit, Milani ka shkruar këngë që më kanë përlotur nga emocionet dhe Sasha ka kaluar orë të tëra në piano, duke gjetur zërin e tij”, ka shkruar mamaja krenare e dy fëmijëve në Instagram, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.