Gruaja e Gerard Piques, Shakira, thotë se mbrojtësi katalanas është qendërmbrojtësi më i mirë në botë, pas fitores 4-0 të Barcelonës në El Clasico të dielën.
Pique ka pasë vështërsi me formën këtë sezon, por ka luajtur një rol kyç për të mbajtur portën e paprekur për Barcelonën kundër Real Madridit në një natë speciale në Estadio Santiago Bernabeu, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
“Gerard nuk më lë t’i them publikisht këto gjëra”, ka thënë Shakira në një postim në Instagram.
“Por, vetëm ai me heroizmin e tij mund të luajë kështu, duke kapërcyer çdo dëmtim apo dhimbje dhe duke dhënë gjithmonë maksimumin.
“Nuk është për shkak se ai është burri im, por ai është qendërmbrojtësi më i mirë në botë”.
Shakira ngriti katër gishtat në postimin e saj në Instagram, duke iu referuar katër golave që shënoi Barça ndaj Real Madridit.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.