Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur në takim pune kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, dhe selektorin, Driton Kuka, me të cilët siç thuhet në njoftim të MKRS-së u bisedua për zhvillimet e fundit në këtë federatë, programin e tyre dhe sfidat që i presin në të ardhmen.
Drejtuesit e Federatës së Xhudos , ka njoftuar ministrin Shala me aktivitetet e gjertanishme bashkë me programin e realizuar, si dhe për përgatitjet intensive që po bën kjo federatë rreth pjesëmarrjes së Kosovës në garat ndërkombëtare, veçmas në Lojërat Olimpike “Rio 2016. “ Ministri Shala, ka premtuar në këtë takim se do të vazhdojë përkrahjen institucionale në përmirësimin e kushteve për funksionim e Federatës, në forma të ndryshme.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.