Emisioni investigativ Kiks Kosova ka trajtuar në emisionin e sotëm një rast të një të mituri i cili brenda një viti ka kryer disa vepra penale.
E fundit nga këto vepra është ajo e dhunimit seksual ndaj një të miture në Fushë-Kosovë.
Në lidhje me këtë çështje, për Kiksin ka folur edhe Gëzim Shala nga IKD-ja.
Ai thotë se për të miturit, ka një varg problemesh në fushën e drejtësisë.
Mes tjerash tha se ka shumë persona që kanë hyrë si të mitur ndërsa sot janë 31-vjeçarë.
Shala theksoi se të rinjve në moshën 14 deri në 16 vjeç nuk mund të iu shqiptohet dënim, por vetëm masa.
Ai si shqetësim e sheh edhe mungesën e psikologëve për të mitur.
Shala theksoi se një i mitur që kryen vepra penale duhet të jetë shqetësim i shoqërisë. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/DyzhxKW9UGQ
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.