Kosova ka hyrë në tri javët vendimtare për zgjedhjen e çështjes së presidentit.
Takimi i djeshëm i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, u diskutua sot edhe në emisionin Kosova Today, në Klan Kosova.
Analisti Azdren Shala, kritoi ashpër partitë e opozitës sepse sipas tij nuk po mësojnë nga përvoja. Ai përmendi edhe rastin e shkarkimit të Agim Veliut.
Ai thotëse qëllimi i Kurtit nuk është zgjedhja e kësaj çështjeje, por ndarja e fajësisë.
"Hajde po hyjnë në marrëveshje, po ua jep disa ministri PDK-së ose LDK-së, këtë po e duan këta. Kush i garanton këtyre që pas 1 muaji nuk i shkarkon?", deklaroi Shala.
E me këtë mendim u pajtua edhe analisti tjetër Avni Arifi, i cili tha se logjika politike nuk ekziston më.
"Është një situatë pothuajse e fallit se çka do të ndodhë", tha Arifi.
Ndiqni debatin në studio me panelistët e ftuar.
https://www.youtube.com/watch?v=-SjpIEc1KfY
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.