Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala uron Federatën e Hendbollit të Kosovës, me rastin e pranimit me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit – IHF, duke u bërë anëtare e 200-të e kësaj federate, njofton Klan Kosova.
Shala përgëzon drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, hendbollistët, dhe gjithë ata që kanë kontribuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të hendbollit të Kosovës.
Shala më tej u shpreh se përparimi i sportit të Kosovës në planin ndërkombëtar, është dëshmi e sukseseve të shtetit të Kosovës.
“Ky është edhe një hap i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin dhe njohjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar ministri Shala.
Ai ka shtuar se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore të tij dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.