Ministri i Kulturës, Kujtim Shala ka ururar pranimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës në federatën ndërkombëtare të këtij sporti.
Shala, e ka cilësuar këtë si sukses të jashtëzakonshëm për Kosovën, dhe me këtë rast, ka përgëzuar shtëpinë e volejbollit kosovar, volejbollistët si dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses.
"Ky lajm është shumë i mirë për sportin tonë, dhe një hap tjetër shumë i rëndësishëm, i cili ndihmon në përshpejtimin e ndërkombëtarizimit dhe njohjes së sportit tonë në arenën ndërkombëtare, ka theksuar ai , dhe ka premtuar se MKRS-ja do të qëndrojë në vazhdimësi pranë sportit të Kosovës, do ta mbështesë atë në ngritjen cilësore dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.