Garuesit kosovarë po vazhdojnë të dëshpërojnë me rezultate të dobëta në Lojërat Olimpike Evropiane “Baku 2015”.
Pas humbjes së të gjithë mundësve, i fundit ishte Edon Shala që u mposht nga rusi Abdusalam Gadisovm me rezultat të pastër 4:0, tani nga "Baku 2015" u eliminua edhe boksieri Naser Shala.
Shala u mposht me vendim unanim të gjyqtarëve nga francezi Amzile Hassan.
Pas eliminimit të tij, i vetmi boksier kosovar ende në garë është Armend Xhoxhaj.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.