Kina ka filluar bllokimin e saj më të gjerë në dy vjet për të kryer testime masive dhe për të kontrolluar një shpërthim në rritje të koronavirusit në Shanghai.
Qyteti më i madh i Kinës me 26 milionë njerëz kishte trajtuar shpërthimet e kaluara me bllokime të kufizuara të komplekseve të banesave ose vendeve të punës.
Por bllokimi në mbarë qytetin që filloi të hënën do të jetë më i madhi i Kinës që nga mbyllja 76-ditore e Wuhan-it në fillim të vitit 2020. Banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe dërgesat do të lihen në pikat e kontrollit, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Të gjitha bizneset jo esenciale do të mbyllen dhe transporti publik do të pezullohet. Bllokimi do të bëhet në dy faza nga pesë ditë secila, ndërkohë që popullata do të testohet për virusin.
Shumica e rasteve të Shangait janë tek njerëzit që nuk shfaqin simptoma, megjithëse ata ende mund ta kalojnë virusin te të tjerët.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.