Aktorja Shannen Doherty thotë se kanceri i saj i gjirit i është përhapur në kocka.
Ylli amerikan – e njohur në serialin e viteve '90 Beverly Hills 90210 - u diagnostikua në vitin 2015, por dy vjet më vonë sëmundja u largua.
Ajo u kthye më 2019, dhe vitin e ardhshëm ajo tha se ishte diagnostikuar në fazën e katërt.
Në qershor të këtij viti, aktorja zbuloi se kishte bërë një operacion për të hequr një tumor pasi kanceri u përhap në trurin e saj.
Doherty, 52-vjeçare, i ka thënë revistës People se kanceri është përhapur deri në kockat e saj - por se ajo është e vendosur të mos heqë dorë dhe të vazhdojë të punojë.
"Nuk kam mbaruar me të jetuarit. Nuk kam mbaruar me dashurinë. Nuk kam mbaruar me krijimin. Nuk kam mbaruar me shpresën që të ndryshoj gjërat për mirë. Unë thjesht nuk kam mbaruar ", tha ajo.
Doherty u bë një yll i madh i viteve 1990 kur luajti rolin e Brenda Walshit në dramën adoleshente Beverly Hills 90210 së bashku me Jason Priestly dhe Luke Perry.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.