Aktorja Shannen Doherty thotë se kanceri i saj i gjirit i është përhapur edhe në kocka.
Ylli amerikan – më e njohur për serialin e viteve '90 “Beverly Hills 90210” – u diagnostikua në vitin 2015, por dy vjet më vonë sëmundja iu largua.
Më 2019 iu rikthye, dhe vitin pasues ajo tha se ishte diagnostikuar në fazën e katërt, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Në qershor të këtij viti, ajo zbuloi se kishte bërë një operacion për të hequr një tumor pasi kanceri u përhap në trurin e saj.
Doherty, 52 vjeçe, i ka thënë tani edicionit amerikan të revistës “People” se kanceri ka shkuar deri në kockat e saj – por se ajo është e vendosur të mos heqë dorë dhe të vazhdojë të punojë.
“S’kam hequr dorë nga të jetuarit. Nuk kam kryer punë me dashurinë. Nuk e kam përfunduar krijimin. Nuk kam hequr dorë që me shpresë të ndryshoj gjërat për mirë”, tha ajo.”
“Unë thjesht nuk jam dorëzuar”.
Doherty i tha “People” se shpreson të hyjë në prova klinike për trajtime të reja, duke shtuar: “E di që tingëllon e çuditshme dhe e çmendur, por ju jeni thjesht më të vetëdijshëm për gjithçka dhe ndiheni kaq të bekuar”.
“Ne jemi njerëzit [ata me kancer] që duan të punojnë më shumë, sepse ne jemi shumë mirënjohës për çdo sekondë, çdo orë, çdo ditë që arrijmë të jemi këtu”.
Doherty u bë një yll i madh i viteve 1990 kur ajo luajti Brenda Walsh në dramën adoleshente “Beverly Hills 90210” së bashku me Jason Priestly dhe Luke Perry.
Në vitin 2019, ajo luajti veten në një spin-off komedi-dramë që përfshinte shumë prej kastit origjinal. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.