Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë ndjesitë e tij personale dhe kujtimet e dashura për prindërit në emisionin "Weekend" në Klan Kosova.
Ai ka përmendur se nëna është ende me ta, edhe pse kohët e fundit ka kaluar një problem shëndetësor serioz, duke shpjeguar kështu mungesën e Fluturës, gruas së tij, në emision, shkruan Klanksoova.tv
Totaj theksoi se prezenca fizike e nënës i ka dhënë gjithmonë siguri dhe ka ndikuar thellë në jetën e tij.
“Nana është hala me ne edhe pse kohët e fundit pati një problem shëndetësor më serioz, kjo është arsyeja pse flutura nuk ka mujt me ardhë në emision.
“Kur janë prindërit edhe veç kur janë fizikisht prezent, e nin një siguri, nëna prezenca e saj fizike të jep siguri, është ndjenjë e pazëvendësueshme”, tha Totaj, transmeton Klankosova.tv
Në lidhje me të atin, ai shprehu se ka shumë kujtime të bukura nga fëmijëria dhe rinia.
"Si shumë i ri, kam pasur pasion udhëtimet dhe kam udhëtuar në Evropë si student. E mbaj mend sa herë i kërkoja mbështetje financiare dhe ai më jepte më shumë sesa kërkoja," shtoi Totaj, duke nënvizuar lidhjen e fortë me të atit dhe ndikimin e tij në jetën e tij.
Ndiqeni videon nga emisioni për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=8pYu1OHKKy4
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.