Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe vajza e tij Elena kanë qenë të ftuar në emisionin "Weekend" në Klan Kosova, ku ndanë detaje nga marrëdhënia e tyre si baba e bijë.
Elena rrëfeu një moment të veçantë kur në vitin 2021, gjatë një feste, qytetarët e Prizrenit ndërprenë rrugën e babait të saj, një moment që e mbajti mend si një ndjesi krenarie, por gjithashtu ndjeu se "si t’ia merrnin babanë".
Po, ajo e theksoi se tashmë e kupton përgjegjësinë që ka baba si kryetar dhe si figurë publike.
“Në 2021 kemi dal me festu, pastaj na kanë lajmërua që baba është t’u ardhë me ekipin e tij, por kur ka ardhë baba, më së pari qytetarët e Prizrenit ja kanë ndërpre rrugën, dhe aty kam pas ndjenjë të mirë, por edhe m’u ka duk si me ma marrë babën. E kuptoj përgjegjësinë që e ka baba, nuk e kam ndjenjen si herën e parë, edhe unë edhe krejt familja e mirëkuptojmë atë pjesë”, tha Elena, transmeton Klankosova.tv
Ndërkohë, Kryetari Totaj, në lidhje me përgjegjësitë e tij, tha se "krenaria më e madhe e prindit janë fëmijët" dhe se është e rëndësishme që një person publik të krijojë një familje të suksesshme.
“Krenaria më e madhe e prindit janë fëmijët. Konsideroj se një person publik që familjen e vet me kriju si të suksesshme e ka më të vështirë në pozita publike. Këshillë për votuesit që t’i votojnë njerëzit që familjen e vet e kanë në rregull, sepse kjo është dëshmi se kanë pasur metodologji dhe kanë ditur me eduku gjeneratën e re”, tha Totaj.
https://www.youtube.com/watch?v=CBp4Z9HJkG8
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.