Maria Sharapova e ka apeluar në gjykatën e arbitrazhit sportiv KAS në Lozanë vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit që e pezulloi me gati dy vjet nga çdo aktivitet, sportisten ruse.
Disa muaj më parë gjatë një kontrolli anti-doping, Masha doli pozitive ndaj subastancës Meldonium e cila që prej 1 janarit vitit 2016 hyn te substancat e ndaluara.
Sharapova shpreson shumë se gjykata e arbitrazhit sportiv do tia ulë ndjeshëm dënimin.
Vendimi i KAS do të i jetë përshpejtuar pasi avokatët e tenistes ruse kanë këmbëngulur për dicka të tillë, dhe brenda datës 18 korrik gjykata e arbitrazhit sportiv do ta dalë me një vendim përfundimtar për këtë çështje.
Nëse Kas do ta ulë masën e dënimit për tenisten ruse ose do ta anulojë atë, Maria Sharapova do të ketë mundësi të marrë pjesë në Lojtar Olimpike të Rio De Janeiros.
Fillimisht u përfol se Wada, institucioni që zbuloi pozitivitetin e Mashës ndaj subastancës së ndaluar, Meldonium do të apelonte vendimin e federatës ndërkombëtare të tenisit pasi kërkonte një dënim më të gjatë për Sharapovën. Por dicka e tillë nuk ka ndodhur dhe duket se Wada nuk do ta apelojë vendimin.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.