Maria Sharapova, pesë herë kampione e Gran Slam-ëve, është dënuar me dy vjet pezullim nga të gjitha aktivitetet, pasi ka dështuar në testet e dopingut në Australian Open në janar.
Rusja 29 vjeçare ka marrë meldonium, që përdoret zakonisht për trajtim të sëmundjeve të zemrës, për një periudhë kohore që ka kaluar datën 1 janar 2016, kur ajo është ndaluar nga Agjencioni Botëror Anti-doping.
Sharapova është informuar nga Federata Botërore e Tenisit, që është pezulluar për dy vjet nga të gjitha aktivitetet sportive, për shkak të përdorimit të meldoniumit, që është modulator metabolik për të rritur qëndrueshmërinë.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.