Sharp ka prezantuar telefonin e ri inteligjent Aquos Crystal Xx.
Ky smartfon ka ekran prej 5.7 inç me teknologjinë S-PureLCD, e zhvilluar nga Sharp, dhe rezolucion 1080 pikselë me densitet 386 pikselë për inç.
Aquos Crystal Xx operon mbi platofrmwn Android 5.0 Lollipop, ndwrsa fuqizohet nga një procesor me tetë bërthama, ku katër bërthama janë Cortex-A57 dhe katër janë Cortex-A53, së bashku me 3GB RAM dhe kartat grafike Adreno 430.
Hapësira e brendshme është 32GB, por mund të zgjerohet deri në 128GB nëpërmjet kartës microSD.
Aquos Crystal Xx ka kamerë kryesore 13 megapikselë dhe selfie kamerë 2 megapikselë.

●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.