Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, vlerëson se inflacioni në vend ka arritur në 40 për qind dhe jo 20 për qind siç, sipas tij, ka proklamuar Banka Botërore.
"90 për qind e popullsisë që marrin një pagë, që sillet diku tek 500 euro, tërë pagën mujore e shpenzojnë për të blerë artikuj të shportës. Kur e analizojmë te ndryshimi i çmimit del se artikujt e shportës janë më shtrenjtë sesa 20 përqindëshi i publikuar nga Banka Botërore, që i njëjti është proklamuar me inflacion prej 20 për qind".
"Realisht rritja e çmimeve aktuale është 40 për qind dhe po ashtu kemi rritje të çmimeve bazë që janë për investime kapitale si hekuri, betoni, rryma, bakri e të tjera".
Shatri, në Info Magazine në Klan Kosova, theksoi se paga e pandryshuar që nga viti 2020 nuk ka vlerën e njëjtë tani, njofton Klankosova.tv.
"Të gjitha këto nënkuptojnë se vlera reale e një page të pandryshuar nga viti 2020 deri sot është shumëfish me e ulët. Më pak artikuj mund të blejë një konsumator me pagën e njëjtë sesa në vitin 2020", tha Shatri.
https://www.youtube.com/watch?v=me_hvVizH_s
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.