Shazam është shërbimi i njohur për identifikimin e këngëve nga vija melodike.
Tani kompania britanike ka vendosur ta çojë më lartë këtë shërbim duke mundësuar identifikimin e titujve të filmave.
Ajo prezantoi aplikacionin e ri Shazam Visual, i cili lejon përdoruesit të skanojnë imazhet për të parë informacione shtesë rreth një filmi, një produkti ose një videoje.
Përdoruesit duke përdorur kamerën brenda aplikacionit mund të skandojnë fotot për të ditur titullin e filmit, produktit apo videos.
Përshembull, duke skanuar posterin e një filmi, ju mund të shihni trailerin e tij.
Fotoja duhet të jetë 10-18 cm larg telefonit në mënyrë që të detektohet.
https://www.youtube.com/watch?v=KJ8US-dNfwY
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.