Një shtëpi në New York, e faturuar si “shtëpia e parë e shtypur në 3D në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dalë në shitje në internet me një çmim prej 299,999 dollarësh.
Shtëpia Riverhead, u ndërtua nga një kompani e quajtur SQ4D duke përdorur një “sistem robotik të ndërtimit autonom” që përfshinte një printer masiv 3D duke krijuar secilën pjesë të shtëpisë në vendin e ndërtimit.
“E ndërtuar me beton, kjo shtëpi do të japë forcë dhe qëndrueshmëri që konstruksioni konvencional i kornizave të drurit nuk mund të përputhet”, thanë nga kompania.
Shtëpia prej 130 metrash katrorë përmban tre dhoma gjumi, dy banjo dhe një garazh të veçuar me dy vetura.
SQ4D deklaroi se qëllimi kryesor i kompanisë është të prodhojë shtëpi në të njëjtën mënyrë për ta ulur koston e pronësisë së shtëpive.

https://www.youtube.com/watch?v=RMlg62A2pOE&feature=emb_title
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.