Lajmet e fundit

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar tashmë dy cisterna nafte këtë muaj - njëra prej tyre të shtunën.
Ndjekja e së dielës lidhej me një "anije të sanksionuar të flotës së errët që është pjesë e shmangies së paligjshme të sanksioneve nga Venezuela", tha një zyrtar amerikan. "Ajo po valëvit një flamur të rremë dhe është nën një urdhër gjyqësor sekuestrimi”.
Uashingtoni e ka akuzuar Venezuelën se përdor paratë e naftës për të financuar krimet e lidhura me drogën, ndërsa Venezuela i ka përshkruar sekuestrimin e cisternave si "vjedhje dhe rrëmbim".