Shtetet e Bashkuara raportuan 133,045 raste të reja me koronavirus të dielën, dita e 13-të radhazi që janë regjistruar më shumë se 100,000 infeksione të reja, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
616 vdekje të lidhura me koronavirusin u raportuan gjithashtu të dielën.
Amerika tani ka regjistruar të paktën 11 milionë e 36 mijë e 935 raste Covid-19, duke përfshirë 246,214 viktima, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA-ve., si dhe raste të riatdhesuara.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.