Shtetet e Bashkuara raportuan 138 mijë e 903 raste të reja me koronavirus dhe 826 vdekje të lidhura me virusin të dielën, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Shifrat e fundit e çojnë totalin e të prekurve me COVID-19 në të gjithë vendin në 13 milionë e 383 mijë e 320 infeksione. Të paktën 266.873 njerëz kanë vdekur në SHBA nga virusi, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të Amerikës si dhe raste të riatdhesuara.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.