Sot është dita e fundit e Lojërave Olimpike Tokyo 2020.
Në renditjen përfundimtare SHBA e ka kaluar në ditën e fundit Kinën me medalje të arta.
SHBA mori 113 medalje gjithsej, 39 të arta, 41 të argjendta dhe 33 të bronzta, transmeton Klankosova.tv.
Tani për momentin Kina gjendet në vendin e dytë me 88 medalje gjithsej, me 38 të arta, 32 të argjendta dhe 18 të bronzta.
Ndërsa vendi pritës Japonia është në vendin e tretë me 27 medalje të arta.
Tokio shënon Olimpiadën e shtatë radhazi që Shtetet e Bashkuara kanë marrë medalja më shumë se vendet e tjera.
Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” përfundojnë sot në orën 13:00 me kohen tonë lokale me një ceremoni përmbyllëse.

●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.