Atletët amerikanë janë fitues të garës më stafetë 4 X 100 metra, në Botërorin e Brahamsit, duke mposhtur kështu ekipin favorit të Xhamajkës, të cilëve nuk u mjaftojë as më i shpejti i botës Usain Bolt.
Mike Rodgers, Justin Gatlin dhe Tyson Gay, të tre së bashku vendosën një epërsi prej 5 metrash në 3 pjesët e para të garës, me Ryan Bailey që e ndali kronometrin në fund me kohën 37.38 sekonda.
Bolt, i cili mungoi në Botërorin inaugurues të stafetave vitin e kaluar, arriti të fitojë pak terren para mbërritjes në vijën e finishit, por që nuk mjaftoi për ta nxjerrë vendin e tij përpara.
Në këtë stafetë, Xhamajka garonte me të njëjtën skuadër të Botërorit 2013 dhe u rendit e dyta me kohën 37.68 sekonda pas amerikanëve dhe përpara japonezëve.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.