Në një kampanjë që është duke realizuar SHBA për shëndet dhe fitnes "Sport With Us", shfaqen fytyrat më të njohura të sportit amerikan, por pjesë e saj janë bërë edhe sportistë nga Kosova.
Është kikboksieri Ylli Maliqi, suksesi dhe puna e të cilit është promovuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, ku ai shihet të jetë intervistuar e të ketë folur për punën dhe suksesin e tij.
Yll Maliqi bartë brezin e kampionit të botës në kikboks që e ka fituar një muaj më pare, ndërsa ka qenë ndër të parët garues që ka ngritur flamurin e Kosovës, nëpër garat ndërkombëtare pas shpalljes së pavarësisë, njofton Klan Kosova.
Intrvistën e plotë të Maliqit mund ta shikoni:
KËTU●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.