Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 102 mijë e 420 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe 2 mijë e 618 viktima, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 26 milionë e 916 mijë e 192 raste dhe 462 mijë e 173 viktima, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.