Shtetet e Bashkuara raportuan 130 mijë e 485 infeksione të reja me koronavirus dhe 1 mijë e 769 viktima nga COVID-19, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Sipas vlerësimeve të JHU, numri total i të infektuarve ka arritur në 25 milionë e 124 mijë e 954 të infektuar dhe 419 mijë e 209 viktima, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.