Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të prijnë me numrin e të infektuarve dhe viktimave sa i përket pandemisë COVID-19 në botë - ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë raportuar 175 mijë e 663 raste të reja me COVID-19.
Sipas Universiteti Johns Hopkins gjatë 24 orëve të fundit 1 mijë e 113 amerikanë kanë humbur jetën nga ky virus, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Amerikë ka arritur në 14 milionë e 757 mijë të infektuar, teksa kanë vdekur 282 mijë e 299 persona.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.