Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbesin rajoni më i goditur në botë nga pandemia COVID-19.
SHBA ka raportuar 177 mijë e 552 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova
Sipas Universitetit John Hopkins janë raportuar edhe 1 mijë e 448 viktima.
Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Amerikë janë raportuar 12 milionë e 88 mijë e 410 raste me COVID-19 dhe 255 mijë e 861 viktima.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Columbia-s dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.