Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 21 mijë e 760 raste të reja me koronavirus.
Sipas të dhënave të Johns Hopkins University në 24 orët e fundit janë konfirmuar një mijë e 174 vdekje, transmeton Klan Kosova.
Shifrat totale tregojnë se Amerika deri tash si pasojë e Covid-19 ka 101 mijë e 616 jetë të humbura dhe së paku një milion e 721 mijë e 753 të infektuar.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.