Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar mbi 27 mijë e 367 raste të reja me koronavirus dhe një mijë e 799 raste të vdekjes.
New York mbetet shteti më i goditur me 343 mijë e 51 raste totale me 27 mijë e 641 vdekje. Pastaj pasojnë New Jersey, Illinois dhe Massachusetts, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Numri total i rasteve të regjistruara në SHBA ka shkuar në së paku një milionë e 417 mijë e 774 me 85 mijë e 898 vdekje që prej fillimit të pandemisë.
Të dhënat përfshijnë rastet nga të gjitha 50 shtetet e SHBA-së, përfshirë Distriktin e Kolumbisë dhe territoret tjera amerikane, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.