Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar 283 mijë e 204 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Gjatë 24 orëve të fundit SHBA regjistroi 3 mijë e 456 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm në 368 mijë e 773 viktima, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 21 milionë 862 mijë e 773 raste.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.