Shtetet e Bashkuara raportuan 137.885 infeksione të reja me koronavirus të hënën, duke e çuar totalin në të paktën 24,074,657 që nga fillimi i pandemisë sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Të hënën gjithashtu janë raportuar 1,381 vdekje të lidhura me virusin, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Numri i përgjithshëm i viktimave në SHBA me koronavirus tani qëndron në 398.981.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.