Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar numër rekord të rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus që prej nisjes së pandemisë.
Janë regjistruar rreth 94 mijë raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, shkruan BBC, transmenton Klan Kosova.
Është dita e dytë me radhë që SHBA ka thyer rekordin e saj të përditshëm të rasteve të reja pasi raportoi më shumë se 91 mijë persona të infektuar ditë e enjte.
Sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA janë raportuar mbi 9 milionë persona të prekur nga koronavirusi.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.