Së paku 59 mijë e 494 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 24 orët e fundit.
Sipas Johns Hopkins University në periudhën e njëjtë janë shënuar 985 raste të vdekjeve, transmeton Klan Kosova.
Në SHBA në total raste të paraqitura me COVID-19 janë shtatë milionë e 916 mijë e 100 raste, me së paku 216 mijë e 872 vdekje.
Në këto të dhëna përfshihen që të gjitha 50 shtetet amerikane, Distrikti i Kolumbisë dhe territoret tjera amerikane, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.