Të paktën tre persona janë vrarë në një sulm të ri nga ushtria amerikane ndaj një anijeje që dyshohet se transportonte drogë në Oqeanin Paqësor lindor.
“Shërbimet e inteligjencës kanë konfirmuar se anija është përdorur për kontrabandë dhe tranzit të paligjshëm të narkotikëve përgjatë një rruge të njohur”, njoftoi Komanda Jugore e Pentagonit.
Anija ndodhej në ujëra ndërkombëtare kur u sulmua nga Task Forca e Përbashkët “Southern Spear”, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ky është sulmi i 21-të nga ushtria e Shteteve të Bashkuara ndaj anijeve që dyshohet se transportonin drogë që nga shtatori.
Më shumë se 80 persona u vranë në sulme.
Disa përfaqësues në Kongresin Amerikan, përfaqësues të grupeve të të drejtave të njeriut dhe të tjerë kundërshtuan ligjshmërinë e sulmeve të tilla, ndërsa administrata e Presidentit Amerikan Donald Trump njoftoi se Uashingtoni ka të drejtë të kryejë sulme.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.