Deklarimi i këshilltarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, se Kosova duhet të formojë Asociacionin e komunave serbe, i dha shpresë serbëve të veriut se kjo dëshirë e kahmotshme e tyre do të realizohet.
“Do të duhej ta bënin asociacionin para 10 vieteve. Unë mendojë se amerikanët do ta bëjnë asociacionin. Ka ardh ky i riu dhe do të ndryshojë diçka”, deklaroi një qytetare, të enjten.
E të tjerë serbë, banorë të pjesës veriore të vendit, me këmbëngulje e duan themelimin e tij pa marrë parasysh kërkesat e Amerikës.
Megjithatë, për themelimin e Asociacionit këshilltari amerikan tha se të dyja palët kanë detyrime, e të cilat do të diskutohen me Kosovën e Serbinë sa më herët.
https://www.youtube.com/watch?v=BpqLalpfTio
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.