Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se ka "raporte të besueshme" se Hamasi po planifikon një sulm "të menjëhershëm" ndaj civilëve në Gaza, i cili sipas tij do të shkelte marrëveshjen e armëpushimit.
Një deklaratë e lëshuar të shtunën tha se një sulm i planifikuar kundër palestinezëve do të ishte një shkelje "e drejtpërdrejtë dhe e rëndë" e marrëveshjes së armëpushimit dhe "do të dëmtonte progresin e rëndësishëm të arritur nëpërmjet përpjekjeve të ndërmjetësimit", shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Departamenti i Shtetit nuk dha detaje të mëtejshme mbi sulmin dhe është e paqartë se çfarë raportesh po citonte.
Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit është aktualisht në zhvillim e sipër - të gjithë pengjet e gjallë janë liruar dhe trupat e të ndjerëve ende po kthehen në Izrael.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.