Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kryer një sulm ajror ndaj një anijeje në Paqësorin lindor, duke vrarë dy persona, ndërsa një tjetër ka mbijetuar, sipas Komandës Jugore të SHBA-së.
Ushtria tha se anija dyshohej për trafik droge, pa paraqitur prova konkrete, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Komanda Jugore njoftoi se pas sulmit ka informuar Rojën Bregdetare amerikane për të nisur operacion kërkim-shpëtimi për të mbijetuarin, pa dhënë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Ky është një tjetër episod në serinë e sulmeve amerikane ndaj mjeteve lundruese në Paqësor dhe Karaibe, të cilat, sipas monitorimeve mediatike, kanë shkaktuar dhjetëra viktima. Operacionet kanë ngjallur kritika nga juristë dhe organizata për të drejtat e njeriut, të cilët i kanë cilësuar si vrasje jashtëgjyqësore në ujëra ndërkombëtare.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.