Mirjon Qokli është ekstraduar në Kosovë!
I akuzuari për kultivimin e narkotikëve nga Cërriku i Shqipërisë, u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar në këtë vend, por procedurat gjyësore do të kryhen në Gjykatën e Pejës.
Kjo e fundit veç ia shqiptoi masën e paraburgimit për 1 muaj, 33 vjecarit që dyshohet se ishte pjesë e grupit që mbolli e shiti gati 2 tonë drogë në parcela të ndara në Sferke e Kliçinë të Pejës.
Shokët e tjerë të tij që po kërkohen, janë ende matanë kufirit, andaj kjo që njëra nga arsyet që Prokuroria kërkoi që ky të mos lirohet.
Për drogën me vlerë rreth 5 milionë euro, akualisht janë dy të arrestuar në Kosovë, kurse në Shqipëri edhe katër të kërkuar.
Aleks Gerbi nga Tepelena, që ishte i arrestuari i vetëm në vendngjarje, pati vdekur tetor derisa po qëndronte në qendren e ndalimit në Hajvali.
Ndiqeni kronikën e gazetares Qëndresa Tërshani!
https://www.youtube.com/watch?v=WffPsE6l_CU
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.