Lamberto Zannier, kreu i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE-ODIHR, ka thënë se janë duke e vëzhguar votimin në Shqipëri, sipas tij, në fund do të ketë një raport për të gjithë këtë.
Të hënën në orën 15:00 do të paraqitet raporti përmes një konference për shtyp.
“Ne jemi këtu për të vëzhguar procesin zgjedhor dhe për të vëzhguar që këto zgjedhje janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me angazhimet e Shqipërisë kundrejt BE-së. Kjo është një nga qendrat e shumta të votimit ku jemi ne sot".
"Si OSBE-ODIHR, ne kemi 240 vëzhgues por gjithashtu janë 135 të tjerë që janë nga vendet anëtare të OSBE dhe janë nga Parlamenti Evropian. Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit por ne jemi këtu që nga fundi i marsit. Sigurisht ne kemi vëzhguar edhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit. Nesër do të kemi një konferencë për shtyp".
"Konferenca do të jetë nesër në orën 15:00 në “Rogner” dhe jeni të gjithë të ftuar aty. Nuk do të ishte domethënëse nëse do t’ju jepja një mendim sot sepse unë jam vetëm një person në një qendër votimi për momentin. Sigurisht që unë jam duke mbledhur informacion dhe kam ardhur në këtë qendër votimi sepse është një nga angazhimet e Shqipërisë që 10% e votimit të jetë elektronik. Një pjesë e vlerësimit tonë do të jenë edhe procedurat e votimit elektronik”, tha Zannier, sipas Tvklan. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.