Pesë persona janë zhdukur në det, pas shembjes së rrugës për çiklistë, të ndërtuar në prag të Lojërave Olimpike, Rio Olympic, raportojnë mediat Braziliane.
Ndërsa, sipas disa raportimeve të tjera thuhet që dy persona kanë vdekur, gjë që mbetet të konfirmohet, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Imazhe tregojnë një pjesë të madhe boshllëku ku lidhen dy seksione të linjave për çiklistë, të cilat kanë përballë detin.
Kjo ngjarje ka ndodhur në prag të Lojërave Olimpike këtë verë në Rio de Janeiro.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.