Autoritetet kanë thënë se të paktën tre studentë kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një shkolle me konvikt në provincën Java Lindore të Indonezisë.
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit, Mohammad Syafii, tha se deri më tani "numri i viktimave është 102 persona, përfshirë 99 të mbijetuar dhe 3 të vdekur".
11 persona janë shpëtuar nga rrënojat dhe 91 të tjerë kanë arritur të shpëtojnë, tha agjencia e menaxhimit të fatkeqësive, transmeton Klankosova.tv.
77 persona të tjerë u dërguan në disa spitale në zonë për trajtim për lëndimet e tyre, sipas agjencisë.
"Përpjekjet për të vlerësuar vendin, për të monitoruar strukturën e mbetur të ndërtesës dhe për të përgatitur rrugët e evakuimit për viktimat janë fokusi kryesor i ekipeve në terren", tha agjencia në një deklaratë në mediat sociale.
Agjencia shtoi se incidenti tërhoqi vëmendjen ndaj nevojës për "zbatimin e rreptë të standardeve të sigurisë në ndërtim".
"Publiku dhe menaxherët e ndërtesave shumëkatëshe nxiten të sigurojnë mbikëqyrje teknike gjatë ndërtimit për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen", tha ajo.
Agjencia Kombëtare e Kërkimit dhe Shpëtimit e Indonezisë, një organ i veçantë, kishte raportuar më parë se "të dhënat e përkohshme" tregonin se 100 studentë u përfshinë në shembje, nga të cilët të gjithë përveç njërit ishin gjetur të gjallë.
Shkolla Islamike me Konvikt Al-Khoziny, në Sidoarjo, Java Lindore, u shemb rreth orës 3 të pasdites të hënën, ndërsa studentët po mblidheshin për lutjet e pasdites.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.