Shembja e urës Morandi në Genoa e cila la pas 38 viktima, 15 të plagosur dhe 10 të humbur ka bërë që ndeshjet e dy ekipeve që vijnë nga ky qytet të shtyhen për një datë të pacaktuar.
Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Genoa ishin dy ndeshjet që do të duhej të luhesh të dielën në 20:30 por që Federata Italiane e Futbollit i ka shtyrë ato përmes një komunikate zyrtare.
Në deklaratën e Lega Serie A thuhet se vendimi për datën e këtyre dy ndeshjeve do të merret në ditët në vijim.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.