Sipas një studimi norvegjez, dhe kjo mundësi origjinale do të sulmohet nga hakerat, pasi 77 % e përdoruesve formojnë shenjën e tyre duke nisur nga një kënd.
Sistemi i “shenjës” së zhbllokimit u fut për herë nga Google me Androidin, si alternativë e numrit “pin”, duke i dhënë mundësi përdoruesit të zgjedhë një “dizenjim”, duke vendosur pika që shfaqen në ekran.
Këto lloj kodesh, sipas një hetimi të bërë nga studiuesja Marte Loge e Universiteti të Shkencës dhe Teknologjisë në Norvegji, janë shumë të parashikueshme.
Njësoj si fjalëkalimi “12345” apo “qwerty”. Nga hetimi i saj, i prazantuar në Las Vegas, është vënë re se gati gjysma e përdoruesve, 44% nisin kodin nga pika në kënd, lart, majtas, ndërsa 77% nga një prej këndeve, tranmseton Top Channel.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.