Dita e shtatë e shtatorit, shënoi ditën ndërkombëtare të ajrit të pastër për një qiell të kaltër.
Për këtë, në vend u organizuan aktivitete të ndryshme nga aktivistët e gjelbër, të mbështetur nga UNICEF-i e Ambasada e Suedisë, por edhe me mbështetje të komunës së Prishtinës, raporton Klan Kosova.
Nënkryetarja e kryeqendrës së vendit, Donjeta Sahatçiu, i përcolli edhe nga afër aktivitetet e të rinjve.
Nismën për ajër të pastër e qiell të kaltër, e mirëpritën edhe qytetarët, të cilëve iu shpërndanë stikersa informues, për kontributin që ata e bëjnë në shfrytëzimin e autobusëve e që ka shumë ndikim në cilësinë e ajrit.
Organizimi për qiell të kaltër, u përmbyll me disa lojëra që qëllim kishin fëmijët, duke i shpërblyer ata me nga një lule. /Klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.